Amar Gerxhaliu shkëlqen në Turqi, inkuadrohet në Superligë

Erzurumspor inkuadrohet në Superligën turke për sezonin e ri, duke kurorëzuar një edicion të shkëlqyer në Ligën e Parë të Turqisë.

Një ndër faktorët kyç të këtij suksesi ishte edhe paraqitja e mbrojtësit të ri kosovar, Amar Gerxhaliu. Ish mbrojtësi i Kosovës U21 dhe Kombëtares A të Kosovës ishte një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv, duke luajtur gjatë gjithë sezonit në qendër të mbrojtjes. Me performanca të qëndrueshme dhe siguri në prapavijë, Gerxhaliu kontribuoi ndjeshëm në rezultatet pozitive të ekipit.

Forma e tij e mirë nuk kaloi pa u vënë re, duke e bërë një nga zbulimet më interesante të sezonit për Erzurumsporin. Tashmë, me ngjitjen në Superligë, pritet që mbrojtësi kosovar të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e tij edhe në një nivel më të lartë të konkurrencës.

Erzurumspor synon të ndërtojë mbi këtë sukses dhe të paraqitet denjësisht në elitën e futbollit turk, ndërsa sytë do të jenë edhe te talentet e ri si Gerxhaliu, që mund të bëjnë diferencën në sezonin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika