Haradinaj: Duan ta mbyllin qarkun e tregtisë së energjisë, kryehajni Kurti e kryehajnesha Mihali

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme për dështim e dallavere në sektorin e energjisë.

Haradinaj ka thënë se anulimi i projektit “Kosova e Re” për ndërtimin e një termocentrali 500 megavatësh përbën, sipas tij, “dëmin më të madh të shkaktuar Kosovës pas luftës”, duke e cilësuar si goditje në siguri, pavarësi energjetike dhe ekonomi.

Ai ka deklaruar se përgjegjës për anulimin e këtij projekti është kryeministri Albin Kurti dhe rrethi i tij politik, duke theksuar se vendi është lënë pa kapacitete të reja prodhuese të energjisë.

“Anulimi i termocentrali tri pra projekti Kosova e Re është dëmi më i madh që i është shkaktu Kosovës dhe popullit të Kosovës, pas lufte nuk ka goditje më të madhe që i ka ndodh Kosovës. Anulimi i një termocentrali prej 500 megavatëve është jo vetëm dëm energjetik, është dëm në siguri, është dëm në pavarësinë tonë politike, por edhe në çdo sferë tjetër të jetës sonë. Shkaktari ose arkitekti kryesor i anulimit të këtij projekti 500 megavat, me qymyrë të Kosovës e me çmim rreth 80 eurot megavatit, është Albin Kurti edhe grupi rreth tij”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin për ndikim të grupeve të interesit në sektorin e energjisë, duke e cilësuar këtë si pjesë të një “rrjeti të kontrollit të tregut të energjisë”.

Haradinaj ka përmendur kompanitë “NOA” dhe “ETMT”, duke pretenduar se janë pjesë e rrjeteve të tregtisë me energji të lidhura me njerëz të afërt me qeverinë.

“Këtu janë njerëz në këtë parlament tonë, që e kanë shkaktu këtë goditje ndaj Kosovës. Edhe s’mujnë me mshef dhe s’kanë me mujt me mshef. Nuk kanë marrë masa, pas ardhjes së tyre, me prodhu me kriju burime t’reja energjetike. E a dini pse? Sepse rreth tyne janë grumbullue mafia energjetike e Ballkanit, e të cilën e dominojnë serbët. Dhe këta e dinë shumë mirë të gjithë në këtë sallë.

Dhe ata bashkë me njerëzit e afërt të Kurtit, lidhja e Kurtit dhe Dejona Mihalit krijojnë kompani çdo dy javë. I regjistrojnë Shqipëri, i bijnë Kosovë kompani fantazmë. Njëra e ka emrin NOA, tjetra e ka emrin ETMT. E kështu me radhë, po gjithë në këto kompani është nijë i afërt i Albin Kurtit, i strukturës tij, i njerëzve të tij, i Dejonës. Janë kujdes pra, kjo mafia energjetike për me mbyllë qarkun e tregtisë me energji. Janë kujdes me kontrollue të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me energji. Askush prej juve nukmundet me emërue dikë në KEK. Në KEK vetëm Albin Kurti dhe Dejona vendos, në ZRRE vetëm Kurti dhe Dejona vendos, e tani edhe në KOSTT”, ka deklaruar Haradinaj.

“Po duan ta mbyllin qarkun e tregtisë së energjisë… Egziston hajnia në energji, kryehajni është Albin Kurti e kryehajnesha Dejona Mihali dhe vazhdon një  listë e gjatë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika