Inter – Como, akti i katërt i një përballjeje që ka prodhuar emocione këtë sezon.
Pas dy humbjeve në Serie A ndaj Interit, skuadra e Comos kërkon hakmarrje sonte, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Ky takim zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin Gjysepe Meaca.
Sfida e parë u mbyll pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë.
Inter është në rrugë për një sezon të suksesshëm, me objektivin për të arritur suksesin e dyfishtë kampionat dhe kupë.
Arritje që nuk e ka realizuar që nga viti 2010, kur drejtohej nga José Mourinho.
Zikaltrit janë shumë pranë titullit të 21-të në kampionat, me një epërsi të konsiderueshme prej 12 pikësh ndaj rivalëve si Napoli dhe Milan.
Nga ana tjetër, Como kërkon të shkruajë histori, duke synuar finalen e parë të Kupës së Italisë në historinë e klubit.
Në radhët e Comos aktivizohet edhe mbrojtësi i krahut i Kosovës, Mërgim Vojvoda.