Arne Slot pritet të mbetet trajner i Liverpoolit edhe edicionin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga medium i njohur anglez, Sky Sports.
Tekniku holandez në sezonin e tij të parë me Liverpool fitoi titullin e kampionit.
Por, këtë sezon ka pasur telashe të mëdha.
Për këtë arsye, e ardhmja e Slotit në krye të skuadrës ishte në dyshim për një kohë të gjatë.
Ishte raportuar se vendin e tij pritet ta zë ish-trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso.
Megjithatë, pasi Liverpooli është shumë pranë që ta sigurojë paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, klubi pritet t’i besojë holandezit.
Para këtij edicioni, Liverpooli investoi qindra miliona euro në transferime.
Disa nga futbollistët më të shtrenjtë ishin Alexander Isak, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike.