Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), parashikon që dita e enjte në vend të karakterizohet nga moti kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, vranësira më të dendura pritet të paraqiten në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë intervale me diell gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë, 1 deri në 5 metra për sekondë.