Haxhiu dënon gjuhën seksiste të Gecit ndaj Çitakut: S’do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë ku goditen gratë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dënuar ashpër gjuhën seksiste të deputetit Fatos Geci të përdorur në seancën plenare, duke theksuar se nuk do të lejojë që institucioni të kthehet në arenë përplasjesh dhe sulmesh ndaj grave deputete.

Haxhiu për gjuhën seksiste të përdorur ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, ka theksuar se ishte njoftuar më vonë përmes mediave.

“E dënoj gjuhën seksiste kundër nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, unë për këtë nuk kam qenë e njoftuar atë ditë ne seancë jam njoftuar dje nga mediat. Dhe nuk do të lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh dhe ku goditen gratë deputete… Unë dënojë këtë gjuhë seksiste mizogjene dhe nuk do të lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë ku goditën gratë”, ka deklaruar Haxhiu.

“Gjuha e deputetit Geci është përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të UÇK-së”

Ajo bëri të ditur se i ka tërhequr vërejtjen deputetit të LVV-së, Fatos Geci, ndërsa nuk i ka lejuar atij të replikoje ndaj përfaqësuesve të PDK-së për shkak të gjuhës së përdorur, të cilën e cilësoi si të papranueshme dhe përçarëse lidhur me presidentin Hashim Thaçi.

Ajo ka shtuar se lufta çlirimtare ishte e pastër dhe çdo tentim për ta zbehur është i papranueshëm.

“Unë përveç që i kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar ndaj përfaqësuesit të PDK nuk e kam lejuar që ta bëj një gjë të tillë, për mua ajo gjuhë është e papranueshëm, përçarëse, dhe është goditje ndaj veprës madhështore të UÇK-së”, ka deklaruar ajo para mediave.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika