“Është gabim ta quash të mbyllur”, Haxhiu kërkon konsensus për presidentin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që e gjithë java të shfrytëzohet për arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu tha se është e gabuar të konstatohet një javë para afatit kushtetues se çështja e presidentit është e mbyllur.

“Ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit të ardhshëm. Është gabim të thuhet se kjo çështje është e mbyllur, sepse kjo javë duhet të shfrytëzohet për arritjen e marrëveshjes”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu theksoi se vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se situata aktuale po ngjason me vitin e kaluar, kur sipas saj nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada politike.

Ajo u bëri thirrje partive politike që të reflektojnë dhe të marrin parasysh mesazhin e qytetarëve në zgjedhjet e dhjetorit.

“Palët duhet të reflektojnë dhe të kenë parasysh mesazhin e qytetarëve. Kushdo që mendon se mund të ndryshojë rezultatin e dhjetorit e ka gabim”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tha se opozita ende nuk ka propozuar emër për president dhe se mungesa e propozimeve po e dëmton procesin.

Haxhiu ritheksoi gatishmërinë e saj për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryeparlamentares nëse kjo do të ndihmonte në arritjen e marrëveshjes dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Nëse pozita ime e kryeparlamentares e shpëton vendin nga zgjedhjet, unë jam e gatshme të dorëhiqem. Por nuk kam parë reflektim nga palët”, ka deklaruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika