Vdes Rexhep Qosja, varrimi u bë vetëm në praninë e familjes së ngushtë

Ka ndërruar jetë dhe është varrosur sot, më 23 prill akademiku Rexhep Qosja në moshën 89-vjeçare.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është mbajtur në prani vetëm të anëtarëve të ngushtë të familjes.

Me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional.

Familja ka kërkuar që të respektohet privatësia në këtë periudhë zie dhe të mundësohet që ata të mbajnë homazhe në qetësi.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Rexhep Qosja, pas ndarjes së tij nga jeta.

Qosja ishte shkrimtar, historian i letërsisë, profesor universitar dhe akademik, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar.

I lindur në vitin 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, Qosja arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe e vazhdoi në Guci. Në vitin 1959 përfundoi Shkollën normale në Prishtinë, ndërsa një vit më vonë u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku diplomoi më 1964. Rruga e tij akademike vazhdoi me angazhimin në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku u pranua si asistent në vitin 1967 dhe më pas u ngrit në nivelet më të larta shkencore.

Karrierën akademike e zhvilloi kryesisht në Institutin Albanologjik i Prishtinës, ku fillimisht punoi si asistent, më pas si bashkëpunëtor dhe këshilltar shkencor. Po ashtu, ishte profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në periudhën 1972–1981 drejtoi Institutin Albanologjik dhe për disa vite ishte edhe shef i degës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe kryeredaktor i revistës “Jeta e re”.

Qosja është autor i mbi 30 librave në fushën e studimeve letrare, kritikës, prozës artistike, romaneve, dramave dhe publicistikës. Veprat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera dhe kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e letërsisë shqipe.

Për krijimtarinë e tij është nderuar me një sërë çmimesh, ndër to edhe çmimin “Pjetër Bogdani” në vitin 2010 për romanin “Bijt e askujt”. Në vitin 2025 u vlerësua me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, ndërsa më herët është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë.

Përveç veprimtarisë akademike dhe letrare, Qosja ka qenë aktiv edhe në politikë, duke drejtuar një parti politike në Kosovë gjatë periudhës 1998–2000.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika