Jelena Gjukanoviq raportonte çdo lëvizje të shefit te OSBE-së Jeff Bieley te inteligjenca serbe

Dëshmitë e reja të siguruara nga dosja e spiunazhit tregojnë se Jelena Gjukanoviq ka raportuar te agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq, edhe për eprorin e saj të drejtpërdrejtë, amerikanin Jeff Bieley, duke e etiketuar atë me gjuhë fyese dhe duke tentuar ta lidhë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Spiunja e BIA-s, prokuroria kërkon 25 vjet dënim për Jelena Gjukanoviq

“Një idiot me uniformë të UÇK-së”

Në komunikimet e saj, Gjukanoviq shpreh një urrejtje të hapur për Jeff Bieley, i cili mbante pozicionin e Drejtorit të Çështjeve Politike në Misionin e OSBE-së.  Ajo e përshkruan atë si “idiot” dhe u tregon agjentëve serbë një detaj që ajo e konsideronte “inkriminues” për sytë e Beogradit – mbajtjen e një fotografie me uniformë të UÇK-së.

“Fatkeqësisht për ne në zyrë, shefi i misionit… është Jeff Bieley, një idiot që punonte për ICO-në dhe që mbante një fotografi të tij me uniformë të UÇK-së në tavolinën e zyrës,” raporton Gjukanoviq, duke tentuar të ndërtojë profilin e një zyrtari ndërkombëtar që është tërësisht në anën e shqiptarëve.

Ekskluzive në Debat Plus: Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq te BIA serbe

Shënjestrimi i lidhjeve me Drenicën

Gjukanoviq raporton te BIA se Bieley mban kontakte të rregullta me njerëz nga Skënderaji dhe Drenasi, duke sugjeruar se ai gëzon respekt të madh në ato zona. Për shërbimin sekret serb, ky informacion shërbente për të ndërtuar narrativën se OSBE-ja udhëhiqet nga njerëz “antiserbë” dhe të lidhur me luftën. Ky rast konsiderohet si shkelje e rëndë e sigurisë, pasi Gjukanoviq përdorte besimin e zyrës dhe afërsinë me eprorët për t’i “shitur” ata te një shërbim i huaj inteligjence.

Denigrimi i figurës së Bieleyt tregon se ajo ishte e instruktuar të gjente çdo pikë të dobët të diplomatëve perëndimorë për t’i diskredituar ata.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika