Bashkim Jashari si president konsensual?, Bytyqi: Familja Jashari mund të përfaqësojë unitetin e shtetit

Analisti politik, Ardian Bytyqi, ka deklaruar se diskutimet për emrat e mundshëm për president të vendit janë ende në fazë spekulimesh, pasi nuk ka asnjë marrëveshje apo emër zyrtar të konfirmuar.

Bytyqi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ditëve të fundit janë duke qarkulluar dy-tre emra përfshirë komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, si dhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Megjithatë, Bytyqi theksoi se këto mbeten vetëm spekulime derisa të mos ketë një emër të dakorduar.

Bytyqi gjithashtu përmendi edhe mundësinë e përfshirjes së figurave nga familja Jashari, duke theksuar se në rrethanat aktuale çdo qytetarë do të duhej të gëzohej nëse një emër nga kjo familje do të ishte president konsensual.

“Ka pak lëvizje ku po qarkullojnë dy-tre emra. Po ashtu bëri bujë takimi i kryeministrit Kurti me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, po flitet edhe për emrin e ish-presidentit, Fatmir Sejdiu. Por këto mbeten vetëm spekulime derisa nuk e kemi një emër. Ndoshta nuk do të ishte mirë që në këto tri ditët e fundit që të flitet për një vëlla tjetër nga Familja Jashari – ne e kemi parë më herët qëndrimin e familjes Jashari nga vetë Murat Jashari që nuk duan të përfshihen në këto procese si një emër për president konsensual. Tash kur Kurti takohet me komandantin Jashari nuk do të thotë se janë ulur për të folur për presidentin e vendit dhe takime të tilla duhet të jenë normale. Unë e kam thënë edhe më herë se secili qytetarë i Kosovës në këto rrethana që ne jemi si shtet do të duhej t’i gëzohej ardhjes së njërit emër nga Familja Jashari për president. Prandaj, këtu nuk bën përjashtim as Murat Jashari e as Bashkim Jashari – këta emra do të duhej të ishin emblema e shtetit të Kosovës në rrethanat që ne jemi”, u shpreh Bytyqi.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika