Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Islamabadit në Pakistan për një raund të ri bisedimesh me Iran.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se dy zyrtarët do të nisen të shtunën në mëngjes për të vazhduar negociatat, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Sipas saj, në këtë fazë nuk do të marrë pjesë zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, por ai do të mbetet në gatishmëri së bashku me sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të administratës.
“Zëvendëspresidenti mbetet i përfshirë ngushtë në gjithë procesin dhe do të jetë në gatishmëri,” tha Leavitt, duke shtuar se të gjithë zyrtarët përkatës mund të udhëtojnë drejt Pakistanit nëse paraqitet nevoja.