Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Ose qeveris, ose lësho rrugë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj videomesazhit të kryeministrit Albin Kurti, duke e kritikuar për mënyrën e qeverisjes dhe situatën politike në vend.

Çitaku, në reagimin e saj, e akuzon Kurtin për ‘kapje të institucioneve’ dhe për mungesë të aftësisë për të qeverisur vendin pas rezultateve zgjedhore teksa siç thekson ajo qytetarët duhet të marrin përgjigje për pritjet e tyre, njofton Dukagjini.

“Ose qeveris, bashkëpuno dhe jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë”, i drejtohet Çitaku – Kurtit, duke shtuar se situata aktuale po zhvillohet në kurriz të qytetarëve përmes krizave politike dhe mungesës së stabilitetit institucional.

“Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh? Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar Çitaku.

Mes tjerash, Çitaku thotë se Kurti nuk është armik i tyre, por sipas saj vetëm një sfidë, mes tjerash, thotë se do të shihen në zgjedhje.

“Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë. Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se këtë të premte, kryeministri, Albin Kurti, nëpërmjet një videomesazhi ka kritikuar ashpër opozitën për bllokadën institucionale dhe shkuarjen e mundshme në zgjedhje.

Kurti, mes tjerash, tha se qytetarët kanë shprehur qartë vullnetin e tyre dhe ky rezultat, sipas tij, duhet të respektohet nga të gjitha subjektet politike.

Kurti me videomesazh kritikon opozitën: Po sillen më keq se Limaj, ofertat për marrëveshje u refuzuan

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika