Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka bërë të ditur se nuk ka plane për një takim ndërmjet negociatorëve iranianë dhe atyre amerikanë në Pakistan.
“Nuk është planifikuar të mbahet asnjë takim ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Qëndrimet e Iranit do t’i përcillen Pakistanit”, shkroi Baghaei, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Zëdhënësi shtoi se ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, ndodhet në Pakistan për t’u takuar me zyrtarët pakistanezë, por siç thotë ai vetëm në përputhje me ndërmjetësimin dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës së agresionit të imponuar nga Amerika dhe për rikthimin e paqes në rajonin tonë.
Deklarata e Baghaeit shton edhe një sinjal të përzier në një javë të mbushur me pasiguri lidhur me statusin e negociatave për paqe.
Më herët, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtonin drejt Pakistanit nesër për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me iranianët.
Shtëpia e Bardhë: Kushner dhe Witkoff udhëtojnë në Islamabad për bisedime të reja me Iranin