Autoritetet policore te Kosovës kanë iniciuar një rast për legalizim të përmbajtjes së rreme, pasi është zbuluar një dyshim për dokument të falsifikuar.
Sipas raportit zyrtar 24 orësh të policisë, një mashkull kosovar kishte aplikuar për konvertimin e një patentë shoferi të lëshuar nga Serbia në patentë shofer të Republikës së Kosovës. Megjithatë, gjatë procesit të verifikimit është konstatuar se dokumenti i paraqitur dyshohet se nuk është lëshuar nga organet kompetente të Serbisë dhe mund të jetë i falsifikuar.
Rasti është iniciuar më 24 prill 2026, ndërsa ngjarja lidhet me një aplikim të bërë më 7 prill 2026.
Policia dhe organet përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.