Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se në Termocentrali Kosova A është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave.
Sipas njoftimit të KEK-ut, problemi ka ardhur si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, duke shkaktuar ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave, njofton Dukagjini.
KEK-u bën të ditur se menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë reaguar për të identifikuar shkakun e plotë të defektit.
Aktualisht, janë duke u zhvilluar ndërhyrje për sanimin e problemit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit.
Tutje bëhet e ditur se paralelisht me punimet, po zbatohen masa parandaluese intensive për të mbrojtur asetet e tjera teknike dhe për të minimizuar çdo rrezik të mundshëm për sistemin energjetik.