Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Hamza ka deklaruar se për PDK-në, kjo është është e mbyllur, njofton Dukagjini.
“Për PDK, kjo çështje veçse kam deklaruar se është e mbyllur, është diskutuar gjerë e gjatë në Këshillin Drejtues të PDK, është bërë publike përmes një deklarate politike nga Këshilli Drejtues i PDK, që përkundër rolit konstruktiv me qëllim që vendi të ketë institucione dhe stabilitet politik, nuk kemi pasë mirëkuptim nga zoti Kurti dhe LVV dhe për PDK kjo çështje është e mbyllur. Dhe ne kthehemi te qytetarët, atje ku e kërkojmë besimin”, deklaroi Hamza.
Mes tjerash, Hamza, u shpreh se propozimi i VV-së nuk është ofertë teksa shton se kanë pasur mundësi që këto çështje të diskutohet në tavolinë në takimet e tyre, por siç thotë ai VV-ja nuk kishte seriozitet.
“Por nuk është ofertë, çfarë oferte. Jo more nuk është ofertë, çfarë oferte, aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete, PDK në vete, AAK në vete. Aleancën nuk e ka ftuar fare, me LDK ka tjera oferta, me PDK kemi diskutuar për çështjen e presidentit, nuk është çështje e ndonjë rehatimi të ndonjë individi në pozicione të caktuara, por një çështje shumë serioze. Ka mund dhe ka pasë mundësi të diskutohet në tavolinë në takimet ku kemi qenë bashkë, por nuk ka pasë seriozitet nga LVV, sikur nuk ka tash”, u shpreh Hamza.