Alarm për projektin e ‘Durrës Marina’, ku dy nga ndërtesat e para rezultojnë të kenë pësuar zhytje të konsiderueshme në tokë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit.
Sipas të dhënave paraprake, strukturat dyshohet se janë ulur deri në 74 centimetra, ndërsa matjet tregojnë një disnivel që në disa pika arrin deri në 1 metër.
Këto shifra hedhin hije të forta dyshimi mbi standardet inxhinierike dhe kontrollin teknik të një projekti që është promovuar si investim strategjik dhe simbol i luksit në bregdetin shqiptar.


Ky zhvillim ngre pyetje të drejtpërdrejta se a janë respektuar kushtet gjeologjike të zonës, a janë kryer studimet e duhura të terrenit dhe kush mban përgjegjësi për një situatë që mund të kthehet në rrezik real për banorët?
Një projekt miliardësh që u prezantua si histori suksesi, sot përballet me akuza të rënda për mungesë transparence dhe mbikëqyrjeje.
View this post on Instagram
