Derbi i Italisë mes Milanit dhe Juventusit ka përfunduar pa gola, 0:0, në kuadër të javës së 34-t të Serie A.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin San Siro, por nuk prodhoi fitues, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat.
Te Juventusi, Kenan Yildiz dhe Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 80-të.
Ndërsa te Milani në të njëjtën minutë u inkuadrua Ardon Jashari, i cili zëvendësoi Luka Modriq pas lëndimit.
Pas këtij barazimi, Milani mban vendin e tretë me 67 pikë, ndërsa Juventusi renditet i katërti me 64 pikë.