Mesfushori kroat, Luka Modrić, ka pësuar një dëmtim serioz pas një frakture të dyfishtë në mollëzën e fytyrës, duke vënë në pikëpyetje serioze vazhdimin e tij këtë sezon me AC Milan.
Sipas raportimeve nga Sportske Novosti, Modrić pritet të jetë jashtë fushave deri në fund të muajit maj, çka praktikisht mund të nënkuptojë mbylljen e sezonit për të.
Megjithatë, lajmi pozitiv është se veterani kroat pritet të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës, ku do të jetë i gatshëm të përfaqësojë Kroacinë.
Një mungesë e madhe për Milanin në fazën vendimtare të sezonit.