Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalim në Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit para deputetëve të Lëvizjes Vetvendosje derisa partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë bojkotuar këtë seancë.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi se vendi ndodhet në përfundim të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se dështimi në këtë proces do ta çonte Kosovën në zgjedhje të reja.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve”, deklaroi ai, duke shtuar se zgjedhjet e shpeshta do të ndikonin negativisht në punën e qeverisë.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë për qeverisje.
“Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie në marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme”, u shpreh Kurti.