Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri gra janë arrestuar në Pejë për dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtat pasi janë ofenduar kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën, njofton Dukagjini.
“Janë arrestuar tri femra kosovare pasi që janë ofenduar dhe sulmuar mes vete. Njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.