Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë në Gjakovë është gjetur pa shenja jete në pushimoren e shkallëve të një banese.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin policor.