OKB: Të paktën 21 të ekzekutuar dhe mbi 4 mijë të arrestuar në Iran që nga nisja e luftës

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se të paktën 21 persona janë ekzekutuar dhe mbi 4,000 janë arrestuar në Iran që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.

Sipas këtij institucioni, ekzekutimet janë kryer në kuadër të një goditjeje të ashpër ndaj kundërshtimit, kryesisht përmes akuzave që lidhen me “sigurinë kombëtare”, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, deklaroi se në mesin e të ekzekutuarve janë nëntë persona të lidhur me protestat e janarit 2026, dhjetë për anëtarësim të dyshuar në grupe opozitare dhe dy të tjerë nën akuza për spiunazh.

Raporti thekson gjithashtu se që nga 28 shkurti, mbi 4,000 persona janë arrestuar për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas OKB-së, shumë prej të arrestuarve janë zhdukur me forcë, janë torturuar ose janë përballur me trajtime “mizore, çnjerëzore dhe degraduese”.

“Jam i tronditur që, përveç pasojave tashmë të rënda të konfliktit, të drejtat e popullit iranian po vazhdojnë t’u hiqen nga autoritetet në mënyra të ashpra dhe brutale,” u shpreh Türk.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika