Sadri Ramabaja promovon librin “Metamorfoza e Demokracisë”

Në librarinë Dukagjini të mërkurën, autori Sadri Ramabaja ka promovuar librin “Metamorfoza e Demokracisë, shteti nën dritën e gjeopolitikës kritike”. Libri është botuar me mbi 500 faqe dhe është ndarë në 6 kapituj

Libraria Dukagjini u bë sërish vend ku promovohen shkrimet e reja.

Këtë radhë në ambientet e saj, autori Sadri Ramabaja promovoi veprën e tij më të re, “Metamorfoza e Demokracisë, shteti në dritën e gjeopolitikës kritike”.

Një botim voluminoz me mbi 500 faqe, i ndarë në 6 kapituj, që shpalos analiza të thella mbi nacionalizimin modern shqiptar, idenë e federatës shqiptare dhe raportet Kosovë-Serbi.

Për këto tema, foli vetë autori.

“Esenca e librit është prologu i botës së re në të cilën po hyjmë, që filloi me pandeminë, vazhdoi me luftën në Ukrainë dhe u thellua me shpërthimin e luftës së ashpër në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Ramabaja.

Ramabaja thotë se libri synon t’i shërbejë politikbërësve e studiuesve.

“Ideja ime është që të jetë në shërbim të politikbërësve, studiuesve, studentëve të shkencave politike, që të mos jetojmë me iluzione mbi demokracitë që tashmë po perëndojnë”.

Një fragment nga libri u soll para të pranishmëve nga Emin Azemi dhe Osman Kelmendi, duke i dhënë audiencës pjesë drejtpërdrejtë nga përmbajtja.

Promovimi u shndërrua edhe në një bashkëbisedim të hapur me të pranishmit, të cilët patën pyetje për Ramabajën.

Përgjigje për to pati autori.

Sadri Ramabaja përpos kësaj vepre, në bagazh ka edhe nëntë libra të tjerë

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika