Cristiano Ronaldo ka realizuar tjetër gol për Al Nassr, duke e çuar numrin e përgjithshëm të golave në karrierë në 970.
Ylli portugez ka arritur këtë shifër duke luajtur për Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin, Al Nassrin dhe për kombëtaren e Portugalisë.
Al Nassr ka fituar të mërkurën 2:0 ndaj Al Ahli-t, në kuadër të xhiros së 30-të të kampionatit elitar të Arabisë Saudite, duke mbajtur vendin e parë me 79 pikë.
Ronaldo e gjeti rrjetën në minutën e 76-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Me këtë gol, ai është tashmë vetëm 30 gola larg shifrës historike prej 1000 golash në karrierë.