Policia e Kosovës në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e shtetasit kosovar F.B. nga Norvegjia në Kosovë.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze, pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar. Ai dyshohet se i ishte shmangur organeve të drejtësisë.
Ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre norvegjeze.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari është dorëzuar te njësitet përkatëse të Policisë në rajonin e Pejës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.