Partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet

Partitë politike politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, i cili pritet të mbahet sot në orën 15:00.

Përfaqësues të subjekteve politike, PDK, LDK dhe AAK, që deri ishin në opozitë kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Presidencës.

Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi pjesëmarrjen, duke deklaruar: “Po kemi marrë ftesë dhe marrim pjesë. Takimi mbahet në orën 15:00”, tha ajo.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u shpreh shkurt se ‘do të marrin pjesë në takim’.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e konsultimeve, ku do të përfaqësohet nga nënkryetari Ardian Gjini.

Takimi vjen pas koordinimit të Presidencës me kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku janë diskutuar afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe nevoja për një proces zgjedhor pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale./rtk

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika