KGJK nis procesin për zgjedhjen e kryesuesit të ri, dy kandidatët prezantojnë vizionet

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka nisur procesin për zgjedhjen e kryesuesit të ri, ku kandidatë janë Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në raundin e parë të votimit, të dy kandidatët kanë marrë nga 5 vota, ndërsa një votë ka qenë e pavlefshme. Si pasojë, asnjë nga kandidatët nuk është zgjedhur dhe procesi pritet të vazhdojë me raundin e dytë të votimit.

Para votimit, të dy kandidatët kanë prezantuar vizionin e tyre për drejtimin e KGJK-së.

Besnik Bislimaj theksoi se synimi i tij kryesor është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe garantimi që gjyqtarët të vendosin të lirë, pa ndikime të jashtme, përfshirë ato politike.

Sipas tij, “një gjyqësor i pavarur nuk është privilegj, por domosdoshmëri për drejtësi funksionale”.

“Nëse më jepet besimi me udhëheq vizioni im është i qarte do jetë efikas transparent, përbehet nga 6 pika dhe jo vetëm. Forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, gjyqtarët duhet të jetë të lirë të vendosin asnjë faktor tjetër duhet të ndikoje mbrojtjen institucionale të gjyqtarëve… një gjyqësor i pavarur nuk është privilegj… integriteti dhe lufta kundër korrupsionit.. efikasiteti dhe reduktimi i lëndëve te pazgjidhura… digjitalizimi dhe modernizimi i gjykatave. Profesionalizimi i gjyqtarëve… pike e fundit por jo më pak e rëndësishme trajtimi me dinjitet i gjyqtarëve” ka thënë ai.

Ndërkohë, Rrustem Thaqi tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të thella dhe avancim institucional.

Ai theksoi se vizioni i tij mbështetet në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përfshirjen aktive në reformat në sistemin e drejtësisë.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e rritjes së llogaridhënies, efikasitetit dhe cilësisë në punën e gjykatave, duke shtuar se do të kundërshtojë çdo ndërhyrje që cenon pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne duhet të përfshihemi në të gjitha reformat në drejtësi në këtë drejtim reforma në drejtësi nuk është vetëm slogan por domosdoshmëri institucionale për të quar sistemin në një fazë të re zhvillimi… për të arritur këtë qëllim do të mbështesim çdo reformë që e forcon sistemin e rrit cilësinë do kundërshtojmë fuqishëm të gjitha ndërhyrjet qe cenojnë gjyqësorin… përgjegjësinë dhe llogaridhënien… efikasitetit cilësinë në rritjen e performancës..” ka thënë Thaçi.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika