Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar zhvillime të reja politike pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi, Abdixhiku u shpreh optimist, duke theksuar se ‘shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”.
Ai shtoi se takimet e tilla nuk janë të rralla dhe se komunikimi mes tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur për mundësinë e një “bashkimi të madh” brenda LDK-së, ai theksoi se një pjesë e konsiderueshme e këtij procesi tashmë është arritur.
“Një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së tashmë është arritur, por së shpejti do të sjellim edhe më shumë lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku”