Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut.

Në Debat Plus, Ahmeti tha se qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit kanë ndikuar në “delegjitimimin” e kërkesave të shqiptarëve dhe i kanë dhënë argumente politike kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kurti: S’po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, pasi s’ka qenë kurrë gjuhë zyrtare

Sipas tij, edhe deklarimet se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare kanë krijuar një situatë shqetësuese, duke u përdorur nga qarqe antishqiptare.

Ahmeti u shpreh se kjo ka ndikuar negativisht në të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve, duke theksuar se “gjuha po kontestohet dhe nuk përdoret më si më parë në institucione”.

“Që ne na delegjitimoi  dhe që u dha argument Kristian Mickoskit dhe fuqi politike, që kryeministri po i mbështesë ata forca politike. Kryeministri i Kosovës po del dhe thotë se gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare. Dhe javë të tëra antishqiptarët më të mëdhenj, e vendosnin në ekran kryeministrin e Kosovës, që mua më gërryente në shpirt, ja kryeministri i Kosovës thotë që gjuha shqipe s’ka qenë zyrtare dhe nuk është.

Ishte kryeministri i Kosovës që shqiptarëve këtu ua hoqi të drejtën legjitime, legjitimitetin… kjo me ka brengosur nga kryeministrit. Sepse i tërë devalvimi i situatës këtu, asnjë hap prapa nuk ka shkuar. Që dy vjet këtu nga një hap shkohet. Kontestohet gjuha, dhe nuk përdoret më, siç është përdorur nëpër institucione. Përfaqësimi i drejtë është heq”, ka thënë Ahmeti.

Këto komente vijnë në një kohë kur debati për gjuhën shqipe është intensifikuar në Maqedoninë e Veriut, pas protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimet profesionale të mund të mbahen edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me legjislacionin ekzistues.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika