Sot shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Bukosh të Suharekës.
Më 3 maj 1999, forcat policore serbe ndanë nga kolona e të dëbuarve 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë dhe i dërguan në oborrin e shkollës së fshatit Bukosh, në Komunën e Suharekës, njofton Dukagjini.
Sipas dëshmive të kohës, viktimat e pafajshme u rreshtuan pranë murit të shkollës dhe u ekzekutuan mizorisht me breshëri plumbash nga forcat serbe.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe në oborrin e shkollës në fshatin Bukosh.
Më pas Haxhiu do të bëjë homazhe edhe tek shtatorja e heroit Besim Ndrecaj.