Policia e Kosovë ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Prishtinë e Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo persona tjerë duke përdorur platforma online kanë arritur të mashtrojnë qytetarë në shtete të ndryshme duke i mashtruar përmes thirrjeve telefonike, njofton Dukagjini.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 llap-top, 4 USB, 48 700 € para të gatshme si dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.