Reali rikthehet te fitorja, titulli mund të vendoset në “El Classico”

Real Madrid është kthyer te fitorja të dielën me një triumf të vështirë ndaj Espanyolit në “RCDE Stadium”.

Pjesa e parë u karakterizua me pak raste, ndërsa momentet kryesore ishin një tjetër lëndim për mbrojtësin Ferland Mendy dhe një karton i kuq i dhënë fillimisht për Omar El Hilalin, pas një ndërhyrjeje ndaj Vinicius Junior. Megjithatë, pas rishikimit me VAR, gjyqtari Jesus Gil Manzano e anuloi kartonin e kuq.

Vinicius Junior ishte lojtari më i rrezikshëm në fushë. Ai goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 55-të zhbllokoi ndeshjen. Pas një kombinimi me Fede Valverden dhe Gonzalo Garcian, braziliani depërtoi mes mbrojtjes dhe shënoi me një goditje të saktë brenda shtyllës.

Vetëm 11 minuta më vonë, Vinicius dyfishoi epërsinë. Pas një kombinimi me Jude Bellingham në hyrje të zonës, ai lëshoi një goditje të fuqishme në këndin e epërm, duke mos i lënë asnjë shans portierit Marko Dmitrovic.

Me këtë fitore, Real Madridi e mban gjallë garën për titull në La Liga.

Ekipi i drejtuar nga Alvaro Arbeloa e di se çdo hap i gabuar mund t’i kushtojë shumë, pasi nëse nuk marrin fitore edhe javën e ardhshme, Barcelona mund të shpallet kampione, madje në “El Clasico” të dielën.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika