Trepça në finale, fiton ndeshjen në Pejë

Skuadra mitrovicase Trepça siguroi finalen të dielën mbrëma, pasi mposhti Pejën me rezultat 103:96 në palestrën “Karagaçi”, duke e fituar serinë gjysmëfinale me shifrat 3:1.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, që fituan çerekun e parë 32:24.

Megjithatë, Trepça reagoi fuqishëm në periudhën e dytë, duke e dominuar atë me rezultat të thellë 34:14 dhe duke shkuar në pushim me epërsi 58:46.

Në çerekun e tretë, Peja ishte paksa më e mirë (23:22), por Trepça ruajti kontrollin e lojës, duke hyrë në dhjetëminutëshin e fundit me avantazh 80:69.

Peja nuk u dorëzua dhe në minutat e fundit e ngushtoi diferencën në vetëm një pikë (92:91), 1 minutë e 25 sekonda para fundit.

Megjithatë, Dardan Kapiti realizoi dy gjuajtje të lira për 94:91, ndërsa më pas Sek Henry shënoi një treshe vendimtare 32 sekonda para fundit për 97:91, duke vulosur fitoren e Trepçës.

Skuadra mitrovicase tani pret kundërshtarin në finale, që do të dalë nga përballja gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, ku rezultati aktual është 2:2. Ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën në Prizren.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika