“Heshtja institucionale, dështim”, thirrje për kushte më të mira pune në Ditën e Zjarrfikësve

Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e zjarrfikësve në Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke kujtuar sakrificën e përditshme që ata bëjnë për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Sipas Ahmetit, zjarrfikësit shpesh mbeten të harruar nga institucionet, pavarësisht rolit jetik që kanë në shoqëri.

“Çdo ditë rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët, por shpesh harrohen nga ata që duhet t’i mbështesin. Zjarrfikësit nuk kanë nevojë për falënderime simbolike, por për kushte pune dhe trajtim dinjitoz, ashtu siç e meritojnë. Heshtja institucionale është dështim”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti ka shprehur edhe respekt dhe mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit, duke vlerësuar punën e tyre të vazhdueshme në terren.

Të fundit nga rubrika