Drejtoresha e Kooperativës bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, i është bashkuar Vjosa Osmanit, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.
“Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka shkruar ajo.