Irani thotë se është gati t’u “përgjigjet kërcënimeve të SHBA-së”

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të “përgjigjet ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Ngushticën e Hormuzit, pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një operacion që synon shoqërimin e anijeve të bllokuara në këtë zonë.

Në një deklaratë të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare Mehr, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se Irani mbetet “mbrojtësi dhe garantuesi” i sigurisë në Ngushticën e Hormuzit.

Ai shtoi se kompanitë e transportit detar “e dinë mirë” se siguria në këtë rrugë strategjike kërkon koordinim me autoritetet kompetente të Iranit.

Baghaei tha gjithashtu se nuk ka arsye që vendet që respektojnë ligjin ndërkombëtar të ndjekin, siç u shpreh ai, “veprimet e paligjshme” të SHBA-së.

Më herët, një zyrtar i lartë ushtarak iranian kishte paralajmëruar se forcat e armatosura do të godasin çdo forcë të huaj që afrohet ose hyn në Ngushticën e Hormuzit, duke përfshirë edhe ushtrinë amerikane.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika