Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rreziku nga hantavirusi për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët, pavarësisht një incidenti të fundit në një anije turistike në Oqeanin Atlantik, ku tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u infektuan.
Drejtori rajonal për Evropën i OBSH-së, Hans Henri P. Kluge, theksoi se nuk ka arsye për panik apo për vendosjen e kufizimeve të udhëtimit, duke siguruar se situata është nën kontroll.
Hantavirusi është një infeksion që zakonisht transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me brejtës të infektuar, si minjtë, ose përmes ekspozimit ndaj jashtëqitjeve dhe pluhurit të kontaminuar. Në raste të rralla, mund të ndodhë edhe transmetim nga njeriu te njeriu, duke shkaktuar sëmundje të rënda të sistemit të frymëmarrjes.
Rasti në fjalë lidhet me anijen turistike MV Hondius, e cila kishte udhëtuar nga Ushuaia drejt Kepi i Gjelbër. Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e monitorimit të pacientëve dhe ofrimit të trajtimit të duhur.
Sipas të dhënave nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik, ekzistojnë disa variante të hantavirusit, por vetëm një prej tyre — shumë i rrallë — ka aftësinë të përhapet nga një person te tjetri.