Dorëzimi i peticionit kombëtar: Kryetari i OVL-UÇK-së nesër niset për në Hagë

Hysni Gucati, kryetar i Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Hagë për të dorëzuar fizikisht peticionin kundër, siç e cilëson ai, padrejtësive ndaj krerëve të UÇK-së.

Në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, Gucati bëri të ditur detajet e udhëtimit dhe dorëzimit të peticionit.

“Peticionin do ta dorëzojmë në mënyrë fizike, ku unë nesër do të udhëtoj për në Holandë, në ora 11:30 e kam aeroplanin prej Prishtine në Bruksel dhe prej Brukseli do të udhëtoj me makinë drejt Holandës dhe peticioni do të dorëzohet në mënyrën fizike ku jemi ne katër veta dhe peticionin do ta dorëzojmë në ora 11:00 ditën e mërkurë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se dorëzimi do të bëhet në administratën e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Peticioni do të dorëzohet në administratën e Gjykatës Speciale në Den Hagë ku edhe aty kemi bërë kërkesë që me datën 6 maj do ta dorëzojmë peticionin”, është shprehur Gucati.

Duke folur për mbështetjen, ai theksoi se numri i nënshkrimeve ka arritur shifra të larta dhe pritet të rritet edhe më tej.

“Ne i kemi edhe disa nënshkrime nëpër Evropë të cilat janë duke ardhur në Bruksel… deri në këto momente mund të them se janë mbi 180 mijë nënshkrime. 200 mijshin do ta kapërcejmë me ditën e nesërme që do të vijnë nga Evropa… dhe nesër në ora 18:00 do ta dimë numrin e saktë të nënshkrimeve se sa janë”, ka thënë Gucati.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika