Një ish-këshilltar për sigurinë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar se armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është “në fije të perit”, pas raportimeve për shkëmbime zjarri në Ngushticën e Hormuzit.
Lord Ricketts, duke folur për BBC, tha se është skeptik për suksesin e planit amerikan për të shoqëruar anijet tregtare në këtë rrugë detare, pasi qindra anije janë të bllokuara dhe normalisht aty kalojnë dhjetëra çdo ditë.
Ai tha se është e pamundur që SHBA të shoqërojë çdo anije dhe paralajmëroi se mjafton goditja e një apo dy anijeve që industria e transportit detar të humbasë besimin për kalim të sigurt.
Sipas tij, mënyra e vetme për të garantuar lundrim të sigurt është arritja e një marrëveshjeje politike me Iranin.