“Keqinterpretime” për rikuperimin e Mbappe – Reagon kampi i tij: Reali kontrollon çdo gjë, ai punon çdo ditë për ekipin

Nga kampi i Kylian Mbappe janë deklaruar lidhur me kritikat e fundit në mediat spanjolle, të cilat kanë vënë në pikëpyetje gjendjen dhe përkushtimin e tij te Real Madrid.

Sipas një reagimi të dhënë për AFP, përfaqësuesit e sulmuesit francez i kanë quajtur këto raportime si të bazuara në “keqinterpretime” të situatës së rikuperimit të tij, duke theksuar se gjithçka është nën kontroll të plotë të klubit.

“Një pjesë e këtyre kritikave bazohet në një keqinterpretim të elementeve që lidhen me periudhën e rikuperimit, e cila është nën mbikëqyrje të rreptë nga klubi. Real Madrid e kontrollon situatën në baza ditore”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtin reagim theksohet se këto pretendime “nuk përkojnë me realitetin e angazhimit dhe punës që Kylian bën çdo ditë për të mirën e ekipit”.

Të fundit nga rubrika