OVL e UÇK-së dorëzon në Speciale peticionin me 200 mijë nënshkrime për lirimin e çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Speciale peticionin kombëtar për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen atje.

“Edhe zyrtarisht, sot u dorëzua peticioni kombëtar në Gjykatën Speciale, kundër padrejtësisë që po ndodh ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL-së, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se rreth dymuaj para shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së, Speciales në Hagë do t’i dorëzohen edhe mbi 200 mijë firmat e mbledhura në mbrojtje të vlerave të luftës.

Ky peticion kombëtar, i iniciuar dy muaj më parë, dhe u dorëzua nga i kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati “kthehet” në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e bashkëluftëtarëve

Të fundit nga rubrika