Vuçiq injoron samitin evropian, por i dërgon letër dhe mbështetje Putinit

Presidenti serb, Aleksandar Vuciq, ka vendosur t’i bojkotojë ngjarjet e Bashkimit Evropian dhe po largohet çdo herë e më shumë nga BE.

Kështu ka vepruar edhe me samitin, duke mos marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Jerevan.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur në Jerevan nën sloganin “Ndërtimi i së ardhmes: Unitet dhe stabilitet në Evropë”, mblodhi liderë nga 48 vende. Megjithatë, për herë të parë mungoi presidenti i Serbisë.

Por një qasje e tillë nuk vërehet kur bëhet fjalë për takime me zyrtarë që përfaqësojnë Rusinë.

Vuciq ndryshe nga bojkoti ndaj ngjarjeve të BE-së veproi me zyrtarët rusë. Ai sot u takua me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, ku theksoi se për Serbinë mbetet jetike furnizimi i qëndrueshëm me energji, sidomos me gazin rus. Ai deklaroi se do të vazhdojë të ndjekë një politikë “të përgjegjshme energjetike”, duke e lidhur qartë këtë qëndrim me bashkëpunimin me Moskën.

Madje, presidenti serb i dorëzoi ambasadorit një letër të cilën kërkoi t’ia dërgonte presidentin rus Vladimir Putin, duke e uruar për Ditën e Fitores më 9 maj, të cilën e cilësoi si ‘një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit’. Ai theksoi se kjo ditë simbolizon heroizmin dhe rezistencën, ndërsa shtoi se Serbia nuk do të lejojë “rishikimin e historisë”.

Në të njëjtën linjë, presidenti serb nënvizoi rolin e Ushtrisë së Kuqe në çlirimin e Serbisë dhe të Evropës, duke riafirmuar narrativën tradicionale pro-ruse.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika