Gruda: Prishja mes Kurtit e Osmanit për pushtet, jo për interesa të qytetarëve

Përparim Gruda nga radhët e PDK-së ka deklaruar se përplasjet politike mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani nuk lidhen me çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët, por me, siç tha ai, interesin për pushtet.

Duke folur në Debat Plus, Gruda tha se raportet mes tyre nuk janë prishur për arsye si çmimet, pagat apo çështje politike madhore, por për ndarjen e pushtetit.

Ai shtoi se qytetarët duhet ta dijnë se kjo garë politike Kurti – Osmani, sipas tij, nuk është në interes të qytetarëve, por lidhet vetëm me “karrigen e pushtetit”.

“Ka rëndësi të thuhet, se Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit nuk janë prishur sepse nuk janë rritur rrogat, nuk janë prishur sepse nuk është liruar çmimi i energjisë elektrike, nuk janë prishur kur ka ardhur drafti më i keq i Asociacionit, nuk janë prishur kur jemi vendosur në sanksione nga BE-ja. Janë prishur në një moment kur ka ardhur çështja e karriges e pushtetit, njëri e do Albin Kurti krejt pushtetin edhe atë për vete edhe Vjosa Osmani e do edhe një mandat. Pra qytetarët duhet ta dijnë që prishja midis tyre dhe garimi i tyre kundër njëri tjetrit nuk është për asnjë interes të qytetarëve është thjesht dhe vetëm për arsye të pushtetit”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se PDK po garon për pushtet në interes të popullit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika