Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar se e enjtja do të karakterizohet nga kushte kryesisht stabile atmosferike, me mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.
Sipas të dhënave, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius, duke sjellë një ditë relativisht të ngrohtë për këtë periudhë.
Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë, pa pritur ndikime të theksuara në kushte të motit.
