Të mërkurën, çmimi i naftës dy centë më lirë se një ditë më parë

Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e mërkurë, ku shihet se çmimi i naftës ka rënie për dy centë

ilustrim

Nga 1.75 euro për litër sa ishte të martën, çmimi i naftës për ditën e mërkurë ka rënë për dy centë, në 1.73 euro për litër.

Në publikimin e përditshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përveç çmimit të naftës, rënie ka pasur edhe çmimi i benzinës, nga 1.69 euro për litër sa ishte të martën, të mërkurën ka rënë në 1.67.

Ministria në fjalë, pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Çmimet e derivateve për ditën e mërkurë

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika