Inflacioni për muajin qershor arrin mbi 14 për qind

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistkave, produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet

Ilustrim

Inflacioni për muajin qershor të vitit 2022, ka arritur në mbi 14 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it, buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), e të tjera”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndryshimet mujore dhe vjetore të
çmimeve në përqindje për grupe dhe nëngrupe sipas COICOP-it

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët (-1,6%), perimet (-10,9%), energjia elektrike (-0,7%) për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022 me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK-it.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika