Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka folur për zhvillimet politike rreth ish-presidentes Vjosa Osmani dhe raportet e saj me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Sipas Hasanpapajt, beteja politike e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë edhe personale, e ndikuar nga, “tradhtia politike” e Kurtit dhe VV-së.
Ai deklaroi se Osmani e ka parë mënyrën e trajtimit të saj nga Vetëvendosje si një “thikë pas shpine”.
“Ndërkohë që betejën politike e bën për dinjitet personal. Dhe për shkak të tradhtisë që ajo mendon që i është bërë nga Albin Kurti dhe një lloj thike pas shpine që i është ngul nga Albin Kurti, në këtë betejë për president. E cila ka qenë një betejë, e një lloj teatri politik që është luajtur nga VV-ja me në krye kryeministrin Kurti. Në një mënyrë që të gjithë e kanë parë, që Kurti deshi ta eliminoi politikisht nga skena politike Vjosa Osmanin. Por në këtë teatër deshi të hedh fajin tek paritë tjera…”, ka thënë Hasanpapaj në FIVE të TV Dukagjinit.