Policia për kërcënimin ndaj Kurtit: Erdhi nga Serbia, janë siguruar të dhënat pas profilit “Brigada e Veriut”

Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se ka identifikuar burimin e kërcënimit ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i publikuar në rrjetet sociale nga organizata terroriste “Brigada e Veriut”.

Sipas njoftimit të Policisë, në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, janë ndërmarrë menjëherë veprime intensive hetimore ku ka rezultuar se postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës, njofton Dukagjini.

Policia ka bërë të ditur se janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të llogarisë.

“Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës në Republikën e Serbisë. Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit. Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet në njoftim.

Kurti kërcënohet me eliminim fizik nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”

Të fundit nga rubrika