Rama: Shqipëria më afër se kurrë BE-së, i kemi kryer “detyrat e shtëpisë”

Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ndodhet më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se objektivi për integrim tashmë është i arritshëm përmes angazhimit dhe vullnetit politik.

Duke folur në podcastin e tij këtë të diel, Rama tha se vendi ka hyrë në një fazë kyçe të procesit integrues, ndërsa Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare po shqyrtojnë raportin e progresit për Shqipërinë.

Sipas tij, raporti i Komisionit Evropian vlerëson se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara dhe është e gatshme të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave.

Kryeministri shqiptar tha se avancimi i negociatave dhe hapja e kapitujve me ritëm të shpejtë janë rezultat i reformave të vazhdueshme dhe transformimeve në sektorë kyç të shtetit.

Ai përmendi reformën në drejtësi, transformimin e administratës publike, digjitalizimin e shërbimeve, modernizimin e ekonomisë, si dhe investimet në energji dhe infrastrukturë, duke i cilësuar ato si pjesë të ndërtimit të “shtetit evropian të shqiptarëve”.

Rama theksoi se për Shqipërinë, 9 Maji nuk është vetëm Dita e Evropës, por edhe simbol i afrimit drejt objektivit historik të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Majën tani e kemi të arritshme me angazhim dhe vullnet”, u shpreh Rama.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika